Mesha e Papës, bashkia vë 5 autobusë falas për transportin
Pëlqej
Të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi ekonomike për të shkuar deri në sheshin “Nënë Tereza” ku papa Francesku do të mbajë të dielën një meshë, do të mund të udhëtojnë falas, pasi Bashkia e Tiranës ka vendosur 5 autobusë falas në dispozicion të tyre.

“Për qytetin tonë është një ngjarje e shënuar dhe një privilegj i veçantë të mikpresë në këtë vizitë historike, Papa Françeskun, vizitë që është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe një bekim për çdo shqiptar.” thuhet në njoftimin e bashkisë. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori