Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në
Mesdhe, ku të paktën 24 njerëz vdiqën kur një
gomone që mbante emigrantë.
Ngjarja e rëndë ndodhi të martën në detin
Mesdhe pranë Libisë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Ekipet e Rojës Bregdetare Libiane zbuluan tre
gomone që mbanin emigrantë të paligjshëm.
"Një nga prej tyre u përmbys, duke vrarë
emigrantët", u tha zëdhënësja e IOM-së, Safa
Msehli, gazetarëve në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
"45 të mbijetuar të tjerë u morën në Libi dhe u arrestuan", tha
Msehli.
Deti
Mesdhe është rruga më e preferuar e
emigrantëve nga Afrika, kryesisht nga Libia, të cilët po përpiqen të futen në Evropë përmes Italisë dhe Maltës.
Shtuar më 16/09/2020,
ora 19:41