SHBA do të dërgojë ndihmë shtesë në Ukrainë këtë javë

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një paketë të re ndihme në Ukrainë këtë javë, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi John Kirby tha gjithashtu se Ukraina është ende duke luftuar fort për qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut dhe beteja nuk ka përfunduar.

Ukrainasit nuk janë zmbrapsur nga qyteti, shtoi ai.

Kujtojmë se grupi paraushtarak i Rusisë Wagner pretendoi se kishte kontroll “ligjor” të Bakhmutit./albeu.com


Shtuar 3.04.2023 21:04