Mesazhi prekës i motrës së viktimës së Gërdecit: Mallkuar qofsh, Mars
Erisoni ishte vetëm 6 vjeç kur humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit. Që prej asaj dite e deri më sot, kur kanë kaluar 9 vite, familjarët e të gjithë viktimave, jo vetëm të Erisonit kanë kërkuar drejtësi, por ende nuk e kanë gjetur.

Dje në përvjetorin e ngjarjes së rëndë, Iva Durdaj i ka dedikuar një poezi vëllait të saj të ndjerë. Mes rreshtave ajo i drejtohet vdekjes, duke thënë se pavarësisht dhimbjes, nuk mundi t’i shkatërronte forcën e shpirtit. Në fund, motra e viktimës shpërthen duke shkruar: “Mallkuar qofsh mars
O sundimtarja vdekje, për ty jam ankuar

Sa e keqe je, se mbretëron duke shkretuar çdo gjë të gjallë.

Ti më erdhe në shkëlqimin e kthjellët të dritës
Dhe në rrugët njerëzore shëtite.

I pashë njerëzit në përndritjen tënde,
Të ngrysur nga pikëllimi, pafundësia, mllefi.

Dhe kuptova që ligësia në frymimin tënd
Bashkë me jetën e njerëzve zhduket si tym.

P.s 15 Mars 2008 #9_Vite pa ty Ëngjëlli im. Ditë e mallkuar që mos ardhsh kurrë.

E di, atë ditë më more gjithçka, shkatërrove gjithë qenien time, por harrove të shkatërroje forcën e shpirtit tim, sa keq atë s’do mundet dot kurrë asnjë dhe asgjë ta shkatërroj.
Mallkuar qofsh Mars!/g.sh
Shtuar më 16/03/2017, ora 08:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori