Mesazhi prekës i Berishës për motrën e ndjerë

Pëlqej
Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka humbur ditën e djeshme motrën e vetme.

Ish-kryeministri Berisha ka pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me motrën, e cila është kujdesur edhe për rritjen e tij.

Një marrëdhënie, të cilën Berisha e ka shpjeguar edhe në prononcimet e tij të rralla në media për çështje të ngjashme.

Përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Facebook ai falenderon te gjithë ata që morën pjese ne ceremoni mortore dhe e telefonuan për të ngushëlluar.

Postimi i plotë:

Te dashur miq!

Sot familja jone i dha lamtumiren e fundit motres time, Hajrie Osmanaj!

Nje mirenjohje te thelle te gjithe miqve dhe dashamiresve te shumte, qe me pranine dhe mesazhet e tyre lehtesuan dhimbjen tone!
Hajria u nda nga ne ne moshen 77 vjecare pas nje semundjeje, te cilen e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet.

Per mua dhe te gjithe familjen tone dhimbja, pikellimi nga kjo ndarje ishin te thella sepse, me dashurine, miresite e saj te pakufishme dhe perkushtimin ndaj te gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe miresia njerezore nuk kane moshe.

Ndaj ne sot, duke e percjelle ne banesen e fundit, i thame vertet lamtumire Hajries tone te dashur, por per te mbajtur gjithnje thelle e pergjithmone ne zemrat tona kujtimin dhe dashurine e saj!

I lehte qofte dheu sonte per ty motra ime e dashur!! Sb /albeu.com/


Shtuar më 12/08/2017, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori