Mesazhi i koduar që Thaçi i çoi Berishës përmes një reagimi publik (FOTO LAJM)

Hashim Thaçi i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha për lidhjet e tij me Serbinë dhe ndihmën që po i jep sipas këtij të fundit Vuçiçit për ndarjen e Kosovës.

Në përgjigjen e tij të gjatë në Facebook, Thaçi shprehet se Berisha ka ngjallur vëlla vrasjen mes shqiptarëve dhe se ka ndihmuar Millosheviçin gjatë luftës së Bosnjes duke i dërguar armë dhe karburant.

Por, në shkrimin e gjatë ku akuzon drejtëpërdrejt Berishën, Thaçi nuk ia përmend emrin por përdor shkronjat e para të gjeneraliteteve të Berishës: Sali Ram Berisha. Thaçi nuk e thotë kështu por e shkruan "SRB", një shkurtim i cili është përdorur edhe si shkurtim i emrit të shtetit të Serbisë, shkruan Albeu.com.

Përmes këtij shkurtimi duket se Thaçi ka dashur të përforcojë mesazhin se Berisha i ka shërbyer serbve dhe Millosheviçit. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2019, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori