Mesazhi i shqiptarit po bën bujë në internet
Aksidentet rrugore vazhdojnë të shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve aksidentale në Shqipëri e Kosovë. Vetëm në dy javët e fundit, në Kosovë shtatë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e lëndimeve që kanë marrë nga aksidentet rrugore.

Shkaktarët e këtyre aksidenteve me fatalitet janë të ndryshme, si pakujdesia, shpejtësia e madhe, mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet atmosferike e të tjera.

E në vazhdën e thirrjeve të shumta që po i bën policia dhe autoritetet e tjera kompetente, një qytetar nga Kosova ka vënë në pjesën e pasme të veturës një mesazh që ka tërhequr vëmendjen e opinionit.

Ky mesazh është shpërndarë nga shumë qytetarë në profilet e tyre private, duke u bërë kështu ‘hit’ në internet. E në mesazhin e shkruar në furgonin e tij shoferi shkruan: “Mos u ngut se të shpija po të presin të gjallë”.
Shtuar më 06/08/2019, ora 20:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori