Operacioni anti-kanabis nga Shkodra në Krujë, Balla: Presim më shumë goditje si këto

Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përgëzuar policinë e shtetit për punën e saj në terren kundër kultivimit të kanabisit, gjatë operacionin që u zhvillua mbrëmë.

Mbrëmë u asgjesuan 6210 bimë narkotike në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë dhe Krujë. Sakaq Balla thekson se pret më shumë goditje kundër kultivimit të narkotikëve.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjet e mbrëmshme kundër kultivimit të bimëve narkotike në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë dhe Krujë, ku janë asgjësuar 6210 bimë narkotike. Presim më shumë goditje si këto”, shkruan Balla në Facebook.

/albeu.com/


Shtuar 18.07.2023 10:42