Mesazhi i fortë i Bashës për shqiptarët: Refuzoni, braktisni Edi Ramën
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në fund të deklaratës për shtyp nga selia e blu duke iu bërë thirrje qytetarëve të braktisnin zjedhjet e 30 qershorit është shprehur se këto zgjedhje janë nul dhe ato nuk do të njihen.

Sipas Bashës, opozita ka dfy kushte: dënimin vjedhësve të votave dhe largimin i kryeministrit, Edi Rama.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Mënyra më e mirë për të përshpejtuar rënien e Edi Ramës, është braktisja e tij, është braktisja e oborrit të tij të kriminelëve, të klientëve, shërbëtorëve dhe veglave të tij.

Braktisini oligarkët e tij!

Braktisini mediat e tij!

Braktisini shërbëtorët e tij publikë!

Ngrini zërin kundër tyre!

Protestoni kundër tyre!

Pengojini ata!

Mos besoni propagandën e Edi Ramës!

Mos besoni gënjeshtrat e lakejve të tij!

Mos u bëni pjesë e shfaqjeve banale, që Edi Rama prodhon me mitingjet dhe aktivitetet e tij!

Refuzojeni Edi Ramën!

Refuzojini biznesmenët e tij grabitqarë!

Refuzojini kriminelët që ai mban pranë!

Refuzojini ata moralisht!

Refuzojini shpirtërisht!

Mbi të gjitha, braktiseni Edi Ramën politikisht!

Unë e di se shumë njerëz të ndershëm, që punojnë në administratën publike apo që kanë biznese të vogla, apo veprimtari të tjera që kontrollohen nga inspektorët, policët apo veglat e tjera të Edi Ramës, janë nën terror për të dalë të dielën në zgjedhje.

Por unë ju ftoj që t’i braktisni! Ju ftoj që të mos dilni të mos bëheni pjesë e kësaj farse, e cila i shërben vetëm krimit dhe pushtetit personal të Edi Ramës

Këto zgjedhje janë nul.

Ato nuk do të njihen.

Ato nuk do të jenë.

Ju ftoj t’i dënoni ato me braktisjen tuaj.

Ata që ju nxisin drejt tyre, nuk kanë në zemër as interesin tuaj, as sigurinë tuaj, as të ardhmen e fëmijëve tuaj. Unë dhe opozita do të bëjmë çdo gjë që mundemi kudhër kësaj farse të paligjshme dhe kriminale!

Ju ftoj edhe juve të bëni tuajën duke i braktisur.

Ju siguroj se çdo gjë do të bëhet mirë.

Ju siguroj se fundi i Edi Ramës është pranë.

Ju siguroj se Shqipëria ka mundësitë dhe forcën të dalë nga gremina ku ka rënë dhe të fillojë të ndërtojë një të ardhme të denjë, si cdo vend tjetër europian.

Ne jemi shumica! Dhe ne jemi më të fortë se e keqja!
Shtuar më 25/06/2019, ora 22:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori