Mesazhi i Fatos Nanos për përvjetorin e PS-së: Boll me pseudoaleanca, fitore Rilindjes!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në facebook mesazhin qe ka marre nga lderi historik i PS-se, Fatos Nano për përvjetorin e PS-së.

Ky i fundit ka uruar Ramen dhe Gramoz Rucin për arritjet e deritanishme të PS-së.

SMS NGA FATOS NANO:

Te dashur Edi e Gramoz!
Uroj nepermjet jush, gjithe socialistet anembane Shqiperise per 26 vjetorin e familjes sone te patjetersueshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH ne zgjedhjet e 25 qershorit do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme! Ky eshte destini dhe destinacioni yne i perbashket, prandaj kam shume besim se cdo shqiptar i arsyeshem do te vendose qe ne kete udhekryq historik, timonin e qeverisjes se ketij vendi ta besoje ne duart tona! /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2017, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori