MESAZHET/ Pas publikut dhe medias, gjyqtari "filozof" çudit edhe gjykatën me një kërkesë specifike
Gjyqtari i famshëm nga Berati, i cili bëri bujë në media me mesazhet me sfond seksual dhe plot filozofi ka çuditur sërish sot. Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë seancën e sotme të parashikuar ndaj tij me akuzën e korrupsionit pasiv, për shkak se gjyqtari Shyqyri Çobo ka kërkuar paraprakisht që të zhvillohej një ballafaqim me zonjën, e cila e akuzoi atë publikisht për ngacmim seksual.

"Ne kërkuam që të bënim ballafaqim me të dëmtuarën, ndërkohë që prokuroria të nesërmen çoi dosjen në gjyq"., -tha ai.

Sipas prokurorisë, Çobo e ka konsumuar veprën e korrupsionit pasiv duke i kërkuar favore seksuale nëpërmjet mesazheve në celular ndaj një zonje po nga i njëjti qytet, të cilën po e gjykonte në një proces civil, për divorc.

Referuar Kodit Penal, nëse deklarohet fajtor nga gjykata Çobo rrezikon një dënim nga 3 deri në 10 vjet burg.

Çobo nuk e ka pranuar akuzën para prokurorit të çështjes. Ai ka pretenduar se prokuroria me qëllim denigrimin e figurës së tij kanë shtrembëruar kontekstet e bisedave dhe mesazheve telefonike, të dërguara në numrin e telefonit të 30 vjeçares që po gjykonte.
Veç këtij pretendimi gjyqtari ka kërkuar të njihet me të gjitha provat e prokurorisë dhe më pas të shprehet me detaje para Gjykatës së Krimeve të rënda, e cila pritet të nis gjykimin në shtator ndaj tij.

Ngjarja zë fill pasi kallëzuesja ka dorëzuar në gjykatën e beratit një padi civile për zgjidhjen e martesës. Kjo padi, pas shortit i ka rënë për gjykim gjyqtarit Çobo. Ky i fundit, është kujdesur duke i caktuar një avokat kryesisht zonjës, të cilën, siç duket në mesazhe telefonike, e mësonte se çfarë rruge të ndiqte për të zgjidhur paqësisht dhe në favor të saj martesën me bashkëshortin./Albeu.com/

Mesazhet plot filozofi të gjyqtarit Çobo ndaj zonjës nga Berati

Mesazhi 1
Ende s’jam investuar në dobinë tuaj …Ndonëse statura juaj sociale post-martesore për një person të “performancës që unë disponoj – do të jetë ekzigjencë jetësore, kuptohet që të shijosh “Triumfe… do të flasim!! Ok.

Mesazhi 2
Në qartësinë time sundon “Ideja” standarde se fshati xxxx përbëhet nga “komunitete ‘që në aspektin intelektual demonstrojnë DEFICENCË!!! Shtetas të quajtur Y.T. (babai i kallëzueses), për të qenë i sinqertë -Jo, nuk mendoj se e njoh … Gjithsesi, do komunikojmë gjykoj… Si mendon ?/ OK??

Mesazhi 3
…Mirëmbrëma…Ju jeni potencialisht e emancipuar …E kupton se …”Miqësia që të njoh progres – kërkohet komunikim dhe jo heshtje, aq më keq druajtje… Mirënjohje!!

Mesazhi 4
Kurani shprehet se “Ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është dashuria”!!

Mesazhi 5
Unë konstatova se –”sharmi yt femëror ishte tepër joshës dhe femëror… mos u prezanto me “modesti (thjeshtësi) të tepruar… do më falësh 100 herë, por “modestia “e tepruar është veti e njeriut ‘Naiv’ (budalla)… për atë performancë që ke, duhet të ndjehesh krenare! Ok?

Mesazhi 6
Mos injoro CV-në tënde intelektuale që disponon …Si e komenton shprehinë se …”Miqësia shndërrohet në dashuri, ndërsa dashuria kurrrr nuk kthehet në miqësi”…?

Mesazhi 7
Kurrë s’duhet të pretendojmë idealen, në këtë jetë makabër! Më pëlqen doktrina sociale franceze se: “Në jetë të tjera duam, të tjera na duan dhe të tjera kemi”!
Shtuar më 03/10/2016, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori