Mesazhet e koduara ndaj Fatmir Xhafajt, Tahirit: E di kë kam rrotur
Ish-ministri Saimir Tahiri iu është përgjigjur interesit të gazetarëve për qëndrimin e Fatmir Xhafajt dje kur bëri "like" qëndrimin e ndërkombëtarëve për dënimin e Tahirit.

Elja Zotka: Është vënë re dje se zoti Fatmir Xhafaj, e kishte pëlqyer një koment të ambasadorit britanik? A keni një koment? Për ambasadat dhe Xhafajn?

Saimir Tahiri: Kam përshtypjen që ka tjetër ekip që merret me like & shares. As i numëroj dhe as më interesojnë. Do vijë dita që do të kem një përgjigje, sot është koha për të vërtetën time. S’dua të bëj komente të parakohshme. E di shumë mirë kë kam rrotull.
Shtuar më 21/09/2019, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori