Presidenti i Republikës, Ilir
Meta deklaroi në ”Çim Peka LIVE”, se detyra e tij kryesore sot janë zgjedhjet e 25 Prillit.
Meta u shpreh se zgjedhjet do jenë
referendum për të ardhmen evropiane të vendit, për shkak se qeveria ka
bllokuar integrimin.
“Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund.
Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të
bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta.
Ky është
referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë.
Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë që nuk mund të pranohet për popullin tonë. Të shkojnë të votojnë për Shqipërinë në Europë,” tha
Meta.
I pyetur nëse po kërkon
rrëzimin e qeverisë me këto që thotë,
Meta deklaroi: “Unë favorizoj
rrëzimin e çdo tiranie”.
Sipas tij, Rama po vendos një tirani që u intereson armiqve të shqiptarëve.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 22:48