Mesazh ngushëllimi nga Rama për efektivin e vrarë
Kryeministri Rama ka përcjellë në rrjetin social Facebook një mesazh nderimi dhe ngushëllimi, për efektivin e vrarë në kryedetyrës.

"Ardian Kodra, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ra në kryedetyrës!

Një tjetër shërbëtor i shtetit i mungon sot familjes, miqve, kolegëve, njerëzve të këtij vendi.

Me respektin më të thellë lutemi që të prehet në paqe, duke u shprehur ngushëllimet më të ndjera gruas, djemve, nënës, motrave, vëllezërve dhe gjithë rrethit të tij familjar e shoqëror", përfundon Rama. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2016, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori