Mesazh kërcënues për një prej nismëtarëve të peticionit për shkarkimin e Fullanit
Pëlqej
Kërcënohet një prej nismëtareve të peticionit që është ndërmarrë për shkarkimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Persona ende të paidentifikuar kanë kërcënuar zonjën Ajtanga Lubonja.

“Dimë gjithçka për ty, dimë se kush je dhe çfarë bën. Tani kohët e fundit po merresh me një peticion që i shërben një politike të caktuar dhe të komanduar nga lart. Mos të të duket vetja e madhe kur nuk di asgjë se çfarë bëhet me ty. Hap sytë dhe shiko mirë përreth. Jam një që të dua të mirën, prandaj po të flas. Mos na detyro që të marrim masa të rrepta kundrejt teje. Hiq dorë sa je në kohë”- thuhet në mesazhin që ka mbërritur në telefonin e zonjës Lubonja nga numri i telefonit 0665555595.

Mesazhi ka mbërritur në telefonin e Lubonjës mbrëmjen e 14 gushtit 2014 rreth orës 22:00. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori