Mesazh kërcënues në adresën e ministrit Tahiri: Tani e keni radhën ju
Një e-mail kërcënues ka mbërritur në adresën personale të e-mailit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ku thuhet se radhën e ka Shqipëria.

"Tani e keni radhën ju. Filloi Lufta e Shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundra Shtetit Islamik. Do dridheni do gjunjëzoheni para Allahut!", shkruhet në këtë e¬mail, të ardhur në me datë 14 nëntor në orën 10:44 minuta.

Lajmi është bërë i ditur nga Portali Opinion dhe emri i dërguesit është Brigada e Kuqe, një emër aktiv edhe gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi. /albeu.com/


Shtuar më 14/11/2015, ora 13:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori