Mesatarja dhe notat, vendimtare për transferimin e studentëve
Pëlqej
Ministria e Arsimit ka nxjerre udhezimin per transferimin e studimeve për studentët qe me pare ndiqnin shkollen ne institucionet e arsimit te larte te mbyllura nga qeveria.

Studentet qe kane ndjekur studimet ne nje nga institucionet e arsimit te larte privat te cileve iu eshte hequr licensa mund te transferojne studimet e tyre ne nje program te njejte apo te ngjashem te te njejtit cikel studimesh ne nje universitet publik ose privat te arsimit te larte brenda ose jashte vendit.


“Sistemi i pikëzimit konsiston të paktën në notën mesatare të studimeve të shkollës së mesme, studimeve universitare pararendëse dhe performancës (ritmit) së shlyerjeve të detyrimeve akademike në IAL-të paraardhëse”, parashikohet në udhëzim. Pas aplikimit, studentët do të njoftohen nëse janë ose jo fitues, qoftë në publik apo në privat, ndërsa shpallja e fituesve do të bëhet në dy faza. Në udhëzim theksohet se pas listimit të fituesve, do të nisë procesi i regjistrimit, që do të zgjasë 4 ditë, 7-10 tetor, ndërsa vendet e paplotësuara do të shpërndahen në fazën e dytë dhe të fundit, në rend zbritës, njësoj si në procesin e Maturës Shtetërore, regjistrimet e të cilës do të zgjasin po 4 ditë, në datat 13-16 tetor. Por, sipas tij, për ndjekjen e këtyre procedurave, duhet që fillimisht universitetet private të organizojnë sesione të jashtëzakonshme provimesh dhe mbrojtje të temave të diplomës, për studentët që nuk kanë arritur të shlyejnë detyrimet e vitit akademik 2013-2014. Sipas tij, këto institucione duhet të përcaktojnë një plan të qartë me datat dhe objektivat konkrete, të cilën përveç studentëve, duhet t’ia vënë në dispozicion edhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, brenda datës 13 gusht, në formë shkresore, si dhe elektronike në adresën [email protected]

Sipas këtij udhëzimi, njësoj siç parashikohet në vendimin e Këshillit të Ministrave, të datës 6 gusht, afati i fundit për dorëzimin e dosjeve në duart e studentëve është 1 shtatori, dokumente që do t’u vihen në dispozicion pa asnjë lloj detyrimi financiar. “Për të gjithë studentët, të cilët kanë përfunduar studimet dhe mbrojtjen e temës së diplomës, të cilët rezultojnë të regjistruar në një program studimi pas datës së miratimit të hapjes së tij nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe kur programi i studimit që kanë ndjekur është akredituar në Republikën e Shqipërisë, institucioni i arsimit të lartë të cilit i është hequr licenca, të marrë të gjitha masat për të lëshuar diplomën dhe suplementin përkatës, konform akteve ligjore e nënligjore në fuqi, brenda datës 1 shtator 2014.

Institucionet e arsimit të lartë, të cilave u është hequr licenca, kanë detyrimin të përgatisin dosjen me dokumentacionin e nevojshëm për çdo student brenda datës 1 shtator 2014, dhe t’ia vënë atë në dispozicion çdo studenti pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e studentit”, thuhet në udhëzimin për “Procedurat që do të ndiqen për organizimin e procesit të transferimit të studentëve nga institucionet e arsimit të lartë të cilëve u është hequr licenca”. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori