Mes tyre një grua, kërkohet burg për Florenc Hoxhën dhe të ndaluarit e tjerë
Gjykata e Tiranës do të vlerëojë arrestimin e personave që morën pjesë në protestën e opozitës ditën e shtunë, të cilët u filmuan duke goditur derën e Kryeministrisë.

Mësohet se akuza do të kërkojë masën e sigurisë "arrest me burg" për një pjesë të mirë të tyre.

Të ndaluarit ku bën pjesë edhe një grua janë: Florenc Hoxha, Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine dhe Ndue Tuci.

Sipas Prokurorisë, këta persona kanë konsumuar veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Referuar hetimeve të Prokurorisë, disa persona gjatë protestës kanë hedhur kapsolla, shkopinj druri kundrejt Policisë si dhe dëmtuan derën e Kryeministrisë dhe i thyen me shufra hekuri dhe sende të tjera.
Shtuar më 19/02/2019, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori