Mes te plagosurve edhe nje student nga Kosova?
Albeu.com
Burime jozyrtare kanë njoftuar për Albeu.com se mes të lënduarve në sulmin izraelit gjendet edhe një i ri nga Prizreni, i cili është student në një fakultet teknik në Stamboll, por identiteti i tij akoma nuk dihet.Në fotografinë që e siguruam, shihet studenti kosovar i lënduar. Sipas burimit, studenti është lënduar por është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në anije ishin edhe disa qytetarë nga Maqedonia, emrat e të cilëve janë: Sead Hasipi nga fshati Sllupçan i Kumanovës, Jasmin Rexhepi dhe Sali Emin nga Shkupi, ndërsa emri i shtetasit të Kosovës është i njohur për redaksinë tonë por akoma nuk është konfirmuar.


Ja fotografia, që sipas burimit është e studentit nga Kosova.

studenti nga prizreni
Shtuar më 31/05/2010, ora 21:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori