Merrte para për provimet, pranga pedagogut në Peshkopi
Një pedagog i universitetit ”Aleksandër Moisiu”, filiali Peshkopi është ndaluar sot nga policia e Peshkopisi pasi dyshohet se merrte shuma të konsiderueshme parash në këmbim të notës.

Fatmir Çeka u ndalua për veprat penale ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrim”. Nga hetimet e kryera nga strukturat e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, ka rezultuar që ky shtetas duke qenë në detyrën pedagogut të jashtëm në universitetin ”Aleksandër Moisiu” filiali Peshkopi, iu merrte studentëve të këtij universiteti shuma të konsiderueshme parash të cilat varionin deri në 15.000 lekë, në këmbim të notës kaluese.

Policia ka dokumentuar nëntë raste ku ky shtetas iu kishte marrë studentëve të këtij universiteti shumën prej 15.000 lekë të reja duke iu premtuar një notë kaluese.

Shtuar më 29/04/2014, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori