Policia e Bertatit ka arrestuar së fundmi drejtoreshën e Qendrës Sociale për punë dhe mirëqenie Tatjana Toska.
50-vjeçarja ishte
shpallur në
kërkim me akuzën për
korrupsion pasiv dhe mashtrim pas publikimit të rastit në një emision investigativ.
Njoftimi i policisë
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar u bë ndalimi i shtetases së
shpallur në
kërkim:
Tatjana Toska, 50 vjeçe, banuese në lagjen “30 Vjetori”,
Berat.
Ndalimi i saj u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë
Berat, me vendimin Nr. 24 datë 26.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, e dyshuar për veprat penale, “
Korrupsion pasiv në sektorin privat” dhe “Mashtrim”, parashikuar nga nenet 164/b dhe 143/2 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2018,
ora 13:07