Merrnin para për pajisjen me patente, dy të arrestuar
Pëlqej
Sektori Kundër Krimit Ekonomik-Financiar ka përfuduar me sukses operacionin e koduar “Lejet e drejtimit” duke prangosur dy persona të cilët u merrnin para kursantëve në këmbim të dhënies së lejes së drejtimit.

"U krye arrestimi në flagrancë:
- Ilia Brahim Ameti, 64 vjec, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, me detyrë instruktor pranë një autoshkolle,
- Astrit Hamit Hima, 44 vjec, lindur në Mat dhe banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie pranë Policisë Ushtarake në Tiranë,
Arrestimi i tyre u krye pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se u kërkonin dhe merrnin përfitim të paligjshëm në vlerën 40.000 lekë, kursantëve të ndryshëm, me qëllim ndërhyrjen pranë anëtarëve të Komisionit dhe shpalljen fitues në provimin teorik për lejen e drejtimit." thuhet ne njoftimin e policise.

Në cilësinë e provës materiale, te arrestuarve u jane gjetur dosje të ndryshme kursantësh, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori