Çfarë po ndodh në Sarandë? Stuhia e papritur shkakton kaos, shpërthejnë pusetat, Ksamili pa energji (VIDEO)

Një stuhi shiu e ere ka zënë papritur qytetarët dhe tursitët në Sarandë, në mesin e valës së të nxehtit afrikan.

Për shkak të stuhisë, një person është lënduar pasi ka rënë tenda e një kalçetoje. 22-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, shiu i rrëmbyeshëm ka bërë që të shpërthejnë pusetat dhe të ketë përmbytje në disa zona.

Raportohet se Ksamili ka mbetur pa drita.

E gjithë kjo situatë ka ndodhur në nisje të sezonit veror, ku qyteti bregdetar është i mbushur me turistë./albeu.com