Merret vendimi, a doli nga burgu miku i Shullazit dhe anëtari i Çapjave?
Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg pa afat pesë nga gjashtë personat e arrestuar për trafik kokaine, njëri është lënë në detyrim paraqitje, ndërsa tre të tjerë mes tyre dy vajza do të vijojnë që të hetohen në gjendje të lirë. Personi që sot u lirua nga qelia dhe u la në detyrim paraqitje është Lavdosh Demaj, kryetar i Grupseksionit të Partisë Demokratike në Elbasan.

Operacioni ku u sekuestruan 550 gr kokainë u finalizua pak ditë më parë në Tiranë dhe në Elbasan njëkohësisht ku u arrestuan gjashtë persona, pjesë e grupeve të Emiljano Shullazit në Tiranë dhe Çapjave në Elbasan. Gjyqtari që ka dhënë vendimin ishte Taulant Tafa.

Arrest me burg;
Klaudjo Trungu
Agron Qafa
Skender Pellumbi
Lorencio Gjini
Klajdi Gjeci

Detyrim paraqitje;
Lavdosh Demaj

Do të vijojnë që të hetohen në gjendje të lirë;
A. Ll.
O. O.
A.F.

Skema si funksiononin grupet;

Miku i Emiljano Shullazit, Klajdi Gjeçi ishte personi i cili drejtonte këtë rrjet. Bashkë me të u arrestuan edhe dy bashkëpunëtorë të grupit të Çapjave, Agron Qafa dhe Lavdosh Demaj, që sot u la në detyrim paraqitje. Ky i fundit mbante edhe postin e kryetarit të Grupseksionit të Partisë Demokratike në Elbasan.

Të arrestuar në këtë operacion ishin edhe Klaudjo Trungu, Skënder Pëllumbi e Lorencio Gjini. Ndërkohë që u vunë nën hetim në gjendje të lirë, i riu A. LL dhe dy vajza me iniciale O. O dhe A. F. Grupi i drejtuar nga Gjeçi shpërndante drogë në lagjet kryesore në Tirane, përfshirë Tiranën e Re, Stadiumin Dinamo dhe zonën e Bllokut.

Dy muaj hetime kanë mjaftuar që anëtarët e dy grupeve kriminale të bien në prangat e policisë, pasi kishin hyrë në një tratativë për të shitur kokainë tek një person. Por ky person ishte ishte një agjent i infiltruar, duke bërë rolin e blerësit të sasisë së kokainës.
Shtuar më 16/04/2019, ora 17:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori