Ditën e sotme në orën 14:00 do të vendoset si do të vijohet me
mësimin në
universitete.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi do të zhvillojë një takim me
rektorët e universiteteve.
Rektorët kanë disa skenarë për t’i propozuar ministrisë, një prej tyre është edhe rikthimi në auditore por kjo shihet me rezerva gjithmonë duke u bazuar në kapacitetet e auditoreve dhe rëndësinë e
ruajtjes së distancës.
Rektorët pritet që të shfaqin edhe problematika të tjera që janë shfaqur gjatë kësaj periudhe në
mësimin online për shkak të pandemisë.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 11:51