Merret një vendim për Shullazin
Pëlqej
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për bandën e Emiljano Shullazit. Avokatët kanë kërkuar një javë kohë për të përgatitur mbrojtjen.

Gjykata e Krimeve të Rëna e pranoi kërkesën e tyre dhe caktoi seancën e radhës për në datën 30 tetor. Gjatë seancës, asnjë nga të pandehurit nuk ishte i pranishëm. Kurse ambienti kq qenë i rrethuar nga forca të shumta policie.

Më 2 tetor, Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarë të bandës, të akuzuar për gjobëvënie në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Prokuroria e Krimeve të Rënda përfaqësohej nga prokurorët Donika Prela, Gentian Osmani, Anton Martini dhe Besnik Muçi.

Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.
Shtuar më 23/10/2018, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori