Merret në pyetje nga prokurorët, Golemi kërkon të njihet me provat kundër saj
Pëlqej
Ditën e sotme, Elivar Golemi është marrë në pyetje nga prokurorët, ndërsa ka kërkuar që të njihet me provat dhe faktet kundër saj. Ish-Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë është marrë në pyetje në burgun 313, ku po vuan masën e sigurisë "arrest me burg".

Që pas arrestimit të saj, kjo është hera e parë që Inspektorja merret në pyetje. Golemi i ka qëndruar deklarimeve të dhëna në Gjykatën e Apelit, në lidhje me kontrollet e kryera dhe dorëzimin e raporteve pranë Këshillit Mbikqyrës.

Në të njëjtën kohë, ajo ka kërkuar nga prokurorët ti vënë në dispozicion dokumentet dhe provat që ato kanë, përsa i takon akuzës që kanë ngritur ndaj ish-Inspektores së Përgjithshme. Ajo është marrë në pyetje nga dy oficerët e policisë, Lazar Tuni dhe Elidon Hysenaj. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori