Merret ne pyetje ne burg ish-bosi i VEFA-s, Alimucaj: Po, i dhashe para Vavilisit
Pëlqej
Albeu.com
PEQIN - Vehbi Alimucaj, ish-bosi i VEFA-s, eshte pyetur per mese nje ore ne burgun e Peqinit ne lidhje me dyshimin e implikimit te tij ne transfertat e parave te Greqi.PEQIN - Vehbi Alimucaj, ish-bosi i VEFA-s, eshte pyetur per mese nje ore ne burgun e Peqinit ne lidhje me dyshimin e implikimit te tij ne transfertat e parave te Greqi. Nje hetues i prokurorise se kryeqytetit eshte paraqitur te mengjesin e se martes se javes se kaluar ne burgun e Peqinit dhe, pasi ka marre lejen e drejtuesve te ketij instutucioni, ka folur me Alimucen ne ambientet e burgut. Burime te prokurorise se kryeqytetit pohojne se hetuesi i derguar prej tyre e ka pyetur Alimucen rreth disa ceqeve me vlere 200 mije USD secili, te dorezuara agjentit grek Vavilis, per te cilat ish-bosi i VEFA-s ka pranuar se firma ne fund ishte e tij. Sipas prokurorise, keto ceqe jane pikerisht ata qe agjenti grek Apostolis Vavilis ka transportuar ne Greqi. Ende nuk eshte bere e ditur nga Prokuroria e Tiranes ngritja e ndonje akuze zyrtare per Alimucen, por, sipas organit te akuzes se kryeqytetit, shume shpejt pritet qe ne baze te te dhenave te publikuara nga shtypi grek dhe kryesisht e perditshmja "Apogjematinis", te formohet nje dosje e re per Alimucen. Emri i Alimucajt eshte lakuar mjaft dy javet e fundit nga mediat greke, duke e akuzuar ate se bashku me Lefter Cenajn, ish-bosin e piramides "Cenaj-Co", per transferimin ne bankat greke te nje shume prej 180 milione USD. Sipas mediave greke, agjenti Vavilis i ka shitur Alimuces ne vitin 1995 sistemet e sigurimit, makinat e blinduara, motocikletat e ekskortes personale, si dhe makinat per transferimin e parave. Ne cdo rruge kthimi Tirane-Athine Vavilis dhe bashkepunetoret e tij ktheheshin me shuma te medha parash, te cilat ne fillim nxirreshin nga shitja e materialeve. Te gjitha keto jane te regjistruara ne doganat e Kakavijes, Janines dhe aeroportit grek te Athines dhe arrijne deri ne 1 milion USD. Gazeta greke "Apogjematinis" ka publikuar vetem pak dite me pare se shuma rreth 180 milione USD jane transportuar nga piramidat shqiptare ne Athine, Shkup dhe Budapest nga Vavilis, nje deputet i minoritetit grek ne Shqiperi dhe nje minister shqiptar akoma ne post, si dhe nje oficer i larte i policise greke. "Apogjematinis" vazhdon se me makinen e deputetit minoritar dhe shofer Vavilisin leket e shqiptareve transportoheshin cdo dite nga Tirana ne Athine Shkup dhe Sofje, ndersa takimet e grupit beheshin ne Kcenia te Janines. Kjo ndodh per dy vjet me radhe, prej 1997-es deri me 1999. Terheqja e parave nga Shqiperia ne Athine behej me dy qellime. E para ishte blerja e nje banke ne Greqi per llogari te Alimuces, ne menyre qe te krijohej mundesia e depozitimit te parave ne nje banke greke ne Shqiperi, e cila me pas do t'i niste keto para ne Greqi dhe e dyta ishte blerja e dy anijeve te linjave Berano-Durres. Anijet u blene dhe me pas u konfiskuan nga shteti shqiptar. Anija e pare quhet "Vlora" dhe e dyta "Port of Durres".
Shtuar më 22/03/2005, ora 20:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori