Një tjetër shtetase është marrë në mbrojtje nga ana e policisë, pas dhunës
fizike dhe
psikologjike të
ushtruar nga bashkëshorti i saj.
Nga ana e Seksionit të Rendit Publik është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.P, 43 vjeçe, banuese në
Berat.
Bashkëshorti i saj, shtetasi P.P, 45 vjeç, banues në
Berat, ka
ushtruar dhunë
fizike e
psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë
Berat, bazuar në Ligjin Nr. 9669, datë 18.12.2006. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2015,
ora 10:43