Merreshin me trafik droge, në pranga 4 punonjës të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë,
Prokuroria për Krime te Renda ka urdhëruar arrestimin e 4 punonjësve te Policisë ne piken e kufirit Qafe Thane.

Katë punonjësit janë të dyshuar për veprën penale te “trafikut te narkotikeve” ne bashkëpunim, ne vijim te hetimit te nisur pas zbulimit te një kamioni maqedonas me 8 ton kanabis ne Itali, ne shkurt 2017.

Ne baze te hetimit te Prokurorise për Krime te Renda ka rezultuar se efektivet e policisë kane krijuar lehtesitë qe ky kamion, i ngarkuar me narkotike, te kaloje pa u kontrolluar ne Qafe Thane.

Ne baze te hetimit te Prokurorise, Gjykata për Krime te Renda ka caktuar masën e sigurisë, te cilat janë zbatuar mbremjen e sotme nga Sherbimi i Ceshtjeve te Brendshme, për efektivet e policisë:

Clirim Pepa, përgjegjës turni;

Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje;

Lirim Halili, kontrollor te kabina ne hyrje;

Syrja Terziu, kontrollor ne hyrje; /albeu.com/

Shtuar më 24/03/2017, ora 22:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori