Gardh metalik, graso e tela me gjemba: Kryeministria rrethohet para protestës (FOTO LAJM)

Dy ditë para protestës së opozitës, kanë filluar të merën masat paraprake në zonat ku do të mbahen marshimet.

Para Kryeministrisë dhe Parlamenti janë vënë gardhet metalike dhe shtyllat janë lyer me graso. Në vijim pritet të sigurohet dhe dera e Kryeministrisë me fletë metalike, për të parandaluar hyrjen e protestueve brenda godinës. Në planin e masave janë angazhuar rreth 1500 efektiva policie.

Puna e Policisë dhe Gardës ka nisur që orët e para të mëngjesit për shkak edhe të seancës plenare, konkretisht me vendosjen e telit me gjemba përreth gjithë gardhit rrethues të godinës dhe të një tjetër gardhi metalik në rrugën pedonale.

Përreth Parlamentit janë vendosur dhe punonjës policie për të ruajtur rendin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e seancës.

Pas masave të marra në terren, në orët në vijim pritet të hartohet dhe plani nga drejtuesit e Policisë dhe Ministrisë për ruajtjen e godinave shtetërore përfshi Kryeministrinë, Parlamentin, dy Drejtoritë e Policisë dhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu priten të janë angazhohen 1300 deri në 1500 efektiva policie.
Shtuar më 23/05/2019, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori