Merr zgjidhje furnizimi me ujë të pijshëm i dy lagjeve të ndryshme në kryeqytet
Dy lagje të tjera në kryeqytet kanë marrë zgjidhje për furnizimin me ujë të
pijshëm.
Bashkia e
Tiranës ka përfunduar investimin për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në
rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë “Shkollës së Baletit”.
Punimet për këtë zonë u finalizuan me një ritëm të shpejtë për të rritur ndjeshëm kapacitetin e transmetimit dhe cilësinë e shërbimit ndaj
qytetarëve.
Paralelisht ekipet e punës riparuan menjëherë defektin në rrjetin e kanalizimeve në
rrugën “Bardhok Biba”. Me bashkëpunimin e ngushtë të
qytetarëve,
Bashkia përfundoi me shpejtësi riparimin e defektit të shfaqur.
Për çdo shqetësim,
Bashkia e
Tiranës ka vendosur në shërbim të
qytetarëve numrin e gjelbër 08004488, i cili qëndron në dispozicion 24 orë në 24.
Shtuar më 21/12/2018,
ora 11:25