Merr shembull nga Shqipëria, Polonia dërgon 15 mjekë për të luftuar Covid-19
Polonia mbetet në anën e Italisë edhe në këtë betejë, siç ka qenë gjithmonë në histori."

Pas Shqipërisë e Kinës, me Italinë janë solidarizuar edhe vende të tjera të Europës.

Ditën e sotme, Polonia ka bërë me dije se po dërgon një ekip prej 15 mjekësh në Itali, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit në spitalet e Breshias.

Mjekët janë nisur me një helikopter ushtarak dhe do të mbërrijnë sot në aeroportin e Bergamos dhe misioni financohet plotësisht nga Instituti Mjekësor Ushtarak Polak, sipas Giornale di Brescia.

Shtuar më 30/03/2020, ora 19:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori