Merr përmasa tragjike shpërthimi në Shkodër, 6 të plagosur rëndë
Pëlqej
Po merr përmasa tragjike ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër ku një shpërthim tritoli ka shkaktuar deri më tani 6 të plagosur.

Burime zyrtare për albeu.com bëjnë me dije se shenjestra e këtij sulmi të rëndë është Lulzim Kulla.

2 prej 6 të plagosurëve janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Raportohet se sasia e tritolit është vënë në katin e parë të një ndërtese në pronësi të Kullës.

Kush është Lulzim Kulla?

Lulzim Kulla, 46 vjeç, nuk është aspak një emër i panjohur për Shkodrën dhe policinë pasi ai njihet si i "forti" i këtij qyteti.

Kulla është akuzuar për gjoba, pasi nënshtroi tregtarët e këtij qyteti duke iu marrë bizneset.

Por jo vetëm kaq. Kulla akuzohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në Shkodër, ngjarje e cila akoma është një mister.

Mësohet se dy personat e tjerë të plagosur nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori