Messi fitoi trofeun e 40-të: Cilat ishin 39 të tjerët

Lionel Messi fitoi trofeun e 40-të të karrierës së tij, duke mposhtur Italinë në finale (3:0), e quajtur nga UEFA Kupa e Kampionëve.

Para kësaj, Messi fitoi kampionatin spanjoll me Barcelonën 10 herë, fitoi Kupën 7 herë dhe fitoi Superkupën e Spanjës tetë herë. Ka edhe katër fitore në Ligën e Kampionëve, tri fitore në kampionatin botëror për klube, tre triumfe në Superkupat e Europës. Sezonin që lamë pas ai doli kampion i Francës me PSG-në.

Për ekipin kombëtar, Messi fitoi Kupën e Amerikës dhe fitoi një medalje të artë në Lojërat Olimpike, ai gjithashtu fitoi Kampionatin Botëror të të rinjve. /albeu.com/


Shtuar 2.06.2022 16:46