Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë u
votua me 69 vota pro
kryeprokurorja e re Arta Marku.
Emri i saj nuk ishte aspak i panjohur pasi prej disa ditësh në media është folur se ajo do të ishte
Kryeprokurorja për shkak të mbështetjes së madhe që gëzon në PS.
Por pavarësisht emërimit, u vu re që
Rama ka humbur 5 vota pasi 2 prej tyre abstenuan ndërsa dy të tjerë votuan hapur kundër.
Në seancë mungoi dhe ish-ministri Saimir Tahiri i cili është në proçes hetimi ngë Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Gjatë konferencës për mediat,
Rama u pyet nga gazetarët për këtë “rrjedhje” të votave në Kuvend ku vetë kryeministri zgjodhi të mos përgjigjej direkt por të fliste mbi situatën në përgjithësi.
“Çfarë të them?! Sot, e
rëndësishme është që u
votua, pavarësisht shisheve, këpucëve, sharjeve, trupave që uturuan për të penguar votimin.
Kjo është e
rëndësishme. Sot Shqipëria ka sipas Kushtetutës dhe ligjit prokuroren e Përgjithshme me mandat të përkohshme”, u shpreh
Rama. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2017,
ora 15:17