Merr fund lufta politike ne Maqedoni
Albeu.com
Presidenti Branko Cërvenkovski dhe kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski arritën marrëveshje që pesë ligjet e pa dekretuara sërish të shqyrtohen nga Parlamenti i Maqedonisë.Marrëveshja u arrit pas pesë orësh bisedime. Ndërsa 52 ligjet e tjera të dekretuara nga presidenti do të shpallen në Gazetën Zyrtare dhe do të hyjnë në fuqi.

Në komunikatën e përbashkët thuhet se presidenti dhe kryetari i Parlamentit kanë vlerësuar nevojën e funksionimit të pandërprerë të institucioneve dhe dialogut institucional produktiv. Ata kanë rënë dakord që zbrazëtirat juridike që shkaktuan konfliktin midis Presidencës dhe Parlamentit duhet që të precizohen në të ardhmen.
Shtuar më 16/08/2008, ora 01:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori