Merr fund koha kur Berisha bënte "qejf" me fjalimet në Kuvend, Gramoz Ruçi ia pret shkurt (VIDEO)
Pëlqej
Koha kur ish-kryeministri Berisha fliste sa të donte për shkak të dobësisë së Metës ndaj tij duket se ka përfunduar.

Ndërkohë ai tentoi të vijonte fjalimin edhe pas përfundimit të kohës,kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i hoqi mikrofonin duke i kërkuar gjithashtu që të ulej në vendin e tij.

"Koha mbaroi, ulu. I the të gjitha ato që kishe për të thënë", - tha Ruçi, ndërsa Berisha vijonte t'i kërkonte kohë shtesë për të folur.

"Turp të kini", - u shpreh Berisha dhe pa ia përtuar Ruçi ia ktheu: "Mos më detyro të aplikoj masat që ka rregullorja".

Nga ana tjetër, deputetët Edi Paloka dhe Eduart Halimi, duke parë që Berisha kishte ende për të thënë, i kërkojnë Ruçit që të shkurtojë kohën e tyre dhe t'ia shtojnë atë Berishës, por sërish kreu i Kuvendit nuk pranoi.

"Ulu, mos e tepro. Mos i gënje kolegët e tu se i merr më qafë ashtu", - ishin fjalët e Ruçit, teksa Berisha u detyrua të largohej nga foltorja pa përfunduar fjalën e tij.


Shtuar më 12/09/2017, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori