Merr fund ankthi, 37-vjeçarja që kërcënoi se do të vetëhidhej zbret nga tarraca
Ka marrë fund ankthi i një gruaje 37-vjeçare e cila ditën e sotme tentoihidhej nga një kompleksh ndërtesash në ndërtim e sipër.

Mësohet se Enkelejda Ahmetaj pas negociatash prej 1 ore me policisë si dhe me vëllain e saj, ka pranuar të zbresë nga tarraca, ku kërcënonte se do të hidhej.

Vëllai i saj, Ardi Ahmetaj shpjegon arsyeja përse e motra tentoi të kryente një veprim të tillë ishte se ata kanë bërë një kontratë me një kompani ndërtimi në vitin 2007, por në fund ndërtuesi nuk u ka dhënë përqindjen ashtu siç kishin rënë dakord.

"Pasi bëmë kontratën dhe përfundoi ndërtimi, pronari i firmës na tha që prona doli me disa pronarë dhe nuk na ka dhënë përqindjen e objektit siç ram dakord. Nuk kemi marrë asnjë centimetër hapësirë. Kemi bërë disa gjyqe por sërish nuk është ndërhyrë.

Ka vendim gjykate për prishjen e kësaj ndërtese dhe rikthimin e pronës tek ne siç ishte, por nuk është bërë asgjë", - shprehet ai./Albeu.com/

Shtuar më 01/02/2017, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori