Merr flakë në ecje "Benzi" në Durrës, shpëtojnë për mrekulli vajzat
Një automjet tip "Benz" ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në Durrës. Ngjarja është regjistruar tek Ura e Dajlanit.

Makina me targa AA 144 RN ka qenë duke ecur në momentin kur është përfshirë nga zjarri. Fatmirësisht drejtuesja e saj ka arritur të dalë në kohë pa pësuar lëndime, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në automjet kanë qenë duke udhëtuar dy vajza. Në drejtimin e tij ishte 27-vjeçarja E. Topollaj, banuese në lagjen nr. 13 Durrës, e cila shoqërohej nga një tjetër vajzë në mjet.

Policia e Durrësit informon se makina ka marrë flakë në ecje rreth orës 08:15, ndërsa dy të rejat kanë shpëtuar pa lëndime.

Ato kanë dalë me shpejtësi nga rruga, duke u përfshirë dhe nga paniku. Në vendgjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, por pa mundur ta shmangin djegien totale. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 13/05/2019, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori