Merr flake avioni i nisur nga Tirana, ne avion Damir Fazlic
Albeu.com
Mediat kroate deklarojnë se një avion i nisur nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit në Tiranë është aksidentuar gjatë uljes në aeroportin Brac të Kroacisë. Sipas shtypit, Qendra e Splitit ka marrë thirrjen e urgjencës ...... rreth orës 16.56 minuta nga avioni Cesna 550 qe njoftonte për vështirësi në ulje në aeroportin e Bracit. Si pasojë e vështirsive në ulje, avioni tip charter ka dalë nga pista, duke marrë edhe flakë.

Për të shuar avionin në flakë, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe forcat e ndihmës së shpejtë, ndërsa avioni është djegur pjesërisht.

Mediat kroate bëjnë me dije se avioni ishte në pronësi të kompanise "Princ Aviation" dhe bëhet fjalë për një biznes të klasit të mesëm.

Pasagjerët e vetëm të këtij avioni ishin, Damir Fazlliç, 35 vjeç dhe Ivan Zogoviç, 62 vjeç. Në avion udhëonin 2 pilote dhe stjuardesa. Të gjithë kanë shpëtuar.

Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, njihet si një nga miqtë e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.
Shtuar më 15/07/2010, ora 22:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori