Një banesë në katin e
katërt të një pallati në zonën e ‘Restorant Durrësit’ në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Brenda ishte
vetëm një person që është evakuuar menjëherë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur me urgjencë por ka dyshime që të jetë vendosur vetë
zjarri pasi është rast i përsëritur brenda disa javësh.
Zjarri është shuar dhe ka shkaktuar
vetëm dëme të vogla materiale.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 22:34