Merr flakë në mes të rrugës makina e policisë në Vlorë
Një automjet i policisë është përfshirë nga flakët këtë të hënë në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:05, në aksin rrugor pranë “Burgut të Ri”.

Automjeti i policisë, një kamion me targë “Policia – 0021” është përfshirë nga flakët gjatë kohës që ishte në ecje.

Mjeti në fjalë është i Repartit 100 të Policisë së Shtetit, i cili po transportonte uniformat për punonjësit e policisë drejt DVP Vlorë.

Mjeti i repartit 100 po transportonte uniformat për punonjësit e policisë dhe dyshohet që shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Shërbimet e policisë së bashku me shërbimin zjarrfikës kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. /albeu.com/

Shtuar më 27/03/2017, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori