Merkel nuk e mohon përgjimin ndaj Shqipërisë
Pëlqej
Kancelarja gjermane, Angela Merkel në një intervistë për televizionin publik, ARD ka folur edhe për çështjen e përgjimit të Shqipërisë dhe Turqisë.

“E para, duhet të kuptoni që nuk jap detaje nga puna e BND.
Së dyti, shprehja “nuk duhet të ketë spiunazh mes miqsh” është thënë në kontekstin e aktiviteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky kontekst është i rëndësishëm. Në fund, BND-së i është kërkuar që të sigurojë nga jashtë të gjithë informacionin e nevojshëm për sigurinë tonë. Dhe nga brenda, llogaridhënia i përket Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.
Dhe unë besoj, sidomos duke pasur parasysh kërcënimet në rritje, që puna e shërbimeve të inteligjencës do na duhet edhe më tej,” tha Merkel. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori