Merkel në Tiranë, ja axhenda
Kancelarja Gjermane Angela Merkel, viziton sot Tiranën, ajo pritet të mbërrijë në aeroportin Nënë Tereza të mërkurën rreth orës 13:50.

Në sajë të vizitës së saj në shkallët e Kryeministrisë, pritja për ardhjen e Kancelares Merkel do të zhvillohet në orën 14:15, për të vijuar një takim kokë më kokë 15 minutësh me kryeministrin Edi Rama, e më pas për 45 minuta takimi mes dy delagacioneve që do t'ja lërë radhën konferencës së përbashkët për shtyp Rama-Merkel.

Ndërkohë në orën 16:15 parashikohet takimi i Merkel me Presidentin Bujar Nishani për t'ju drejtuar më pas konferencës së ekonomisë në "Tirana Business Park", ku Merkel do të ketë një fjalë përshëndetëse, që shënon edhe fundin e vizitës. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2015, ora 08:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori