Merkel-Macron/ Presidenti paralajmëron ‘krizë politike’, ende i pabindur për negociatat
Midis temave të ndryshme të takimit të sotëm të kancelares gjermane, Ankela Merkel me Presidentin francez, Emmanuel Macron, ka qenë edhe procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian dhe kërkesa e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat.

Media gjermane morgenpost.de shkruan se temë debati midis Berlinit dhe Parisit është rezistenca franceze ndaj fillimit të negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore.

“Qeveria e Parisit e konsideron përparimin e mëparshëm të reformave në të dy vendet si të papërshtatshme dhe gjithashtu kërkon një reformë themelore të procesit të pranimit si parakusht për miratim. Gjermania dhe pjesa dërrmuese e shteteve anëtare të BE e shohin atë ndryshe.

Në nivelin e BE-së, Macron socio-liberal ka probleme masive për momentin, pasi Parlamenti Evropian kundërshtoi Komisionerin e tij të propozuar të BE-së Sylvie Goulard. Macron më pas fajësoi Presidentin e ardhshëm të Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen për dështimin e kandidatit të tij – dhe paralajmëroi një “krizë politike”.

Leyen gjithashtu pritet të marrë pjesë në një darkë të një shoqate të përfaqësuesve të biznesit mbrëmjen pas përfundimit të Këshillit të Ministrave në Tuluzë, si dhe Merkel dhe Macron”, shkruan media gjermane.
Shtuar më 16/10/2019, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori