Merkel letër Ramës: Ngushëllime për viktimat, Gjermania është pranë jush
Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku tregon se me shqetësim të madh, ka mësuar mbi tërmetin në Shqipëri, e faktin që ai shkaktoi shumë të vdekur e të plagosur.

“Do të doja t`ju përcillja ngushëllimet e mia më të sinqerta. Mendimet tona janë me të afërmit e viktimave dhe me të lënduarit. E njoh dhimbjen që ju dhe familjet tuaja po përjetoni. Duam t`ju shprehim keqardhjen tonë më të thellë, për ju dhe të gjithë ata që humbën njerëzit e tyre të dashur pas tërmetit. I urojmë të plagosurve shërim të shpejtë. Gjermania dhe Bashkimi Europian do t`iu mbështesin në një moment të tillë të vështirë“, ka shkruar kancelarja gjermane.

Shtuar më 01/12/2019, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori