Veliaj: Ne kemi treguar çfarë do të thotë të udhëheqësh, pala tjetër ka vetëm premtime boshe

Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj ka takuar ditëne  sotme banorët e njësisë 6-të, ku ka theksuar sërish se alternativa e tij janë projektet dhe puna, ndërsa ajo e kundërshtarit propaganda dhe gënjeshtrat.

Ai theksoi se pala tjetër ka si qëllim vetëm propagandën, ndërkohë që PS dhe ai në krye të Bashkisë së Tiranës kanë prioritet vetëm interesat e qytetarëe.

Teorikisht ata i bënë të 3-tat e tragjedisë së Saliut. Tani, në qoftë se me të 3-tat s’kanë dalë ende nga shtëpia, imagjino çfarë ndodh pas 14 majit, kur të kenë të 40-tat!”, tha Veliaj.

Ai tha se partia tjetër vetëm po gënjen dhe se kur e ka braksitur popullin 4 vite, nuk e ka problem ta braktisë prapë, siç po bën edhe në ditët e fushatës që nuk po duken gjëkundi.

E keni vënë re se që kur ndodhi ajo e stadiumit, se ishte si ditë vakie – Saliu u fliste karrigeve – kur të kenë të 40-tat, s’do dalin më në rrugë. Më vjen keq për krahasimin se është për të qeshur dhe për të qarë. Ne i mbajmë mend fushatat kur drejtonin ata. E mbaj mend çfarë ndodhte në “Kombinat”, si kërciste kallashi në ’96-’97, si u vranë njerëzit me njëri-tjetrin, si dilte Sudja dhe thoshte: “Falas, falas, falas, falas”, deri sa doli Sudja pastaj e tha: “S’ka më lekë”, edhe e mbylli qepenin. Sepse nuk ka asgjë falas. Këta që thonë sot do ta bëjmë falas transportin, e kanë Bashkinë e Shkodrës – në Tiranë kemi 20 linja autobusësh në qytet dhe 19 në fshat, kurse në Shkodër kanë vetëm një linjë – le ta bëjnë falas. Po të shikoni ata kanë dy programe. Një program është për ata që tashmë i kanë rrejt. Kurse programi tjetër është për ata që duhet t’i rrejnë. Në Shkodër ata nuk shkojnë dot me autobusin falas, se me të drejtë një njeri në Shkodër thotë: “Po ti e ke bashkinë, bëje falas, kush po të pengon ty?”. Ndërkohë, për ne që e kemi përjetuar prej vitesh çfarë do të thotë të udhëhiqesh nga këta, ne jemi ata që duhet me u rrejt, me histori që nuk kanë asnjë pikë baze”, u shpreh Veliaj.

/AlbEu.com/


Shtuar 20.04.2023 18:11