Merkel: Do abstenojmë ndaj nismës serbe
Albeu.com
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se Gjermania do të abstenojë në votimin e Asamblesë së Përgjithshme, për nismën serbe për ta sfiduar pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë."Me këtë duam të tregojmë se jemi të bindur se vendimi ynë për njohjen e Kosovës ka qenë i drejtë", ka thënë Merkel, pas një takimi me kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

Merkel ka thënë se qeveria në Berlin nuk do të ndryshojë qëndrimin për pranimin e pavarësisë, ndërsa me përmbajtjen e sotme në OKB, Gjermania sipas saj dëshiron të tregojë se i respekton institucionet ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë Merkel ka shfaqur besimin se mendimi i GJND-së do të jetë në përputhje me interpretimin gjerman të së drejtës ndërkombëtare.

Ajo ka vlerësuar pozitivisht njohjen që Portugalia i bëri Kosovës, duke vënë në pah se tash këtë e kanë bërë një numër i madh i vendeve anëtare të BE-së. (REL)
Shtuar më 08/10/2008, ora 22:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori