"Meritoni mirënjohje", Meta i përgjigjet aktorit shqiptar pasi konfirmoi pjesëmarrjen me 2 mars
Aktori i njohur Neritan Licaj në një postim në rrjetin social Facebook të Presidentit Meta, ka konfirmuar pjesëmarrjen në tubimin e thirrur më datë 2 mars në Bulevard.

Kreu i shtetit teksa falënderon aktorin, i përmend atij Teatrin, cështje për të cilën aktorët kanë dy vite që protestojnë.

Meta thotë se e njeh prej kohën fytyrën hipokrite të kësaj bande, por tani po i zbulojnë edhe shqiptarët.

Reagimi i plotë i Presidentit Meta

Faleminderit i dashur Neritan!

Ju pres me shumë kënaqësi, jo vetëm ju personalisht, por të gjithë artistët heronj dhe patriotë, në 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese. Nëse organizata mafioze rrëmben në mënyrë anti-kushtetuse Gjykatën Kushtetuese ata do zhdukin, jo vetëm teatrin, por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare për llogari të disa oligarkëve dhe organizatës ndërkombëtare.

Ndaj është detyra ime si President i Republikës t’i bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar të hapë sytë mirë në këto momente deçizive për fatet e kombit dhe demokracisë. Shqiptarët e bashkuar rreth Kushtetutës dhe Flamurit Kombëtar do të fitojnë!

Të rivendosim plotësisht rendin kushtetues dhe demokratik siç e ka shprehur vullnetin e tij populli shqiptar me Referendum në 22 nëntor 1998. Ndaj ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëve kudo qofshin.

Presidenti i njeh prej kohësh, por tani fytyrat e tyre hipokrite po i zbulojnë të gjithë shqiptarët. Bëjnë si tigra për të frikësuar njerëzit e thjeshtë, por janë vetëm minj përpara popullit shqiptar dhe drejtësisë që do të vijë. U zgjata pak, por ju dhe shumë artistë të tjerë keni vite në protestë për teatrin dhe meritoni mirënjohjen e çdo shqiptari.

Ndaj ata do të vinë, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese që dhunohen çdo ditë, por dhe në mirënjohje të protestës tuaj legjendare përballë bandës që nuk njeh Kushtetutë, ligj, konventë ndërkombëtare dhe atdhe. /albeu.com/

Shtuar më 23/02/2020, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori